NEYMAR ËSHTË NJË SIMULUES, S’KA LIDHJE ME MESSI-N DHE RONALDO-N
- FC Bacelona Albania.
- Jun 25, 2018
- 1 min read

Ish-kapiteni i Uruguait, Diego Lugano, ka sulmuar sulmuesin brazilian Neymar.
“Simulon dhe kërcen gjatë gjithë kohës, stili i tij nuk më pëlqen. Nuk pëlqehet asa nga lojtarët e tjerë. Nuk ka respekt për asnjeri, ndryshe nga Messi dhe CR7”, ishin flajët e para ndaj tij.
Neymar ka gjetur golin e tij të parë në Rusi kundër Kosta Rikës dhe në fund të ndeshjes ka shpërthyer në lot. Por ato lot nuk kanë mallëngjyer të gjithë dhe nuk kanë bërë të harrohen disa sjelle jo shumë sportive të lojtarit.
Një nga këta ka qenë edhe ish-qendërmbrojtësi i Uruguait.
“Sa herë që pëson 3 faulle, në Brazil flasin për një gjueti ndaj tij. Mjaft na çanë b… me këtë histori. Neymar mbulohet në këtë mënyrë kudo, në Amerikën e Jugut dhe në Europë”, përfundoi ai.
Comentários