top of page

MAN UTD DËSHIRON ALBAN

  • Writer: FC Bacelona Albania.
    FC Bacelona Albania.
  • Jun 25, 2018
  • 1 min read

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester United.

Skuadra nga Old Trafford ka dështuar në sezonin e fundit duke e përfunduar pa asnjë trofe.

Kështu, Jose Mourinho po kërkon të ri-forcojë vijnë e fundit të mbrojtjes së Unitedit.

Pas shumë emrave të përfolur tani është identifikuar edhe mbrojtësi i majtë spanjoll, Alba, si një objektiv.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Djajtë e Kuq janë të interesuar të nënshkruajnë këtë verë me mbrojtësin e Barcelonës.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi spanjolli vlerësohet si njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në Camp Nou.

Për mbrojtësin spanjoll gjithashtu interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Tottenham Hotspur.

Në anën tjetër, alternativa tjera për Alban te Unitedi mendohet të jenë edhe Alex Sandro i Juventusit dhe Danny Rose i Tottenhamit.


 
 
 

Comments


Më të ndjekurat
Të Rejat
bottom of page