top of page

ARGJENTINA KA KËTO MUNDËSI PËR TA KALUAR GRUPIN

  • Writer: FC Bacelona Albania.
    FC Bacelona Albania.
  • Jun 25, 2018
  • 1 min read

Kombëtarja argjentinase shpreson që në ndeshjen e fundit të bëjë mrekullinë për t’u kualifikuar.

Humbja nga Kroacia me rezultat 0-3, e rrezikon seriozisht Argjentinën, e cila mund të përshëndetet nga Kampionati Botëror qysh në fazën e grupeve.

Argjentina ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, e do të jetë e detyruar të fitojë ndeshjen ndaj Nigerisë, por kjo mund të mos mjaftojë. Fati i “Los Gauchos” do të varet pas ndeshjes së sotme mes Islandës dhe Nigerisë.

Nëse Islanda mposht Nigerinë, atëherë Argjentina përveçse duhet të fitojë ndaj nigerianëve me shumë gola diferencë në sfidën e fundit, do të duhet të shpresojë edhe në një humbje të Islandës ndaj Kroacisë. Nëse kjo ndodh, Argjentina e Islanda do të kenë katër pikë dhe golaverazhi do ta përcaktonte ekipin që kalon tutje.

Nëse ndeshja mes Islandës e Nigerisë përfundon në barazim, Argjentina duhet të fitojë me afrikanët dhe të shpresojë në një barazim ose fitore të Kroacisë ndaj Islandës. Opsioni i fundit është edhe më i mirë për skuadrën nënkampione të botës, e ka të bëjë me humbjen e Islandës ndaj Nigerisë.

Në këtë pikë, Argjentinës do t’i duhet të fitojë me shumë gola diferencë ndaj nigerianëve dhe të shpresojë që Kroacia mos të pësojë humbje të thellë nga Islanda.


 
 
 

留言


Më të ndjekurat
Të Rejat
bottom of page