top of page

EGJIPTI LUAN PËR HISTORINË KUNDËR ARABISË SAUDITE

  • Writer: FC Bacelona Albania.
    FC Bacelona Albania.
  • Jun 24, 2018
  • 1 min read

Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar nga Kupa e Botës pas dy humbjeve të pësuara në dy ndeshjet e para të Grupit A, por do të kërkojnë t’i thonë lamtumirë Rusisë me një fitore në përballjen e sotme në Volgograd.

Arabia Saudite e ka nisur Kupën e Botës me një kapitullim pa kushte ndaj Rusisë, që ka fituar 5-0, dhe më pas janë mundur 1-0 nga Uruguai. Egjipti, nga ana tjetër, është mundur 1-0 nga amerikanojugorët në ndeshjen e parë dhe ka humbur 3-1 kundër Rsusisë në të dytë.

Egjiptianët janë në kërkim të fitores së tyre të parë në Kupën e Botës pas gjashtë ndeshjesh (2 barazime, 4 humbje), duke mos arritur të shnojnë në tri prej tyre. Me asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit, duke përfshirë këtu edhe miqësoret para Kupës së Botës (3 barazime, 5 humbje), morali i ekipit është shumë i ulët.

Ndërkohë, lojtarët për t’u mbajtur nën vëzhgim janë: Fawad Al Muwallad (Arabi Saudite), i cili ka luajtur mirë kundër Uruguait, dhe Mohamed Salah, që do të kërkojë ta ndihmojë Egjiptin të marrë një fitore ngushëlluese.

Shifra dhe Fakte

– Tetë golat e fundit që Egjipti ka pësuar në Kupën e Botës, kanë ardhur në pjesën e dytë.

– Në tetë nga 12 ndeshjet e fundit të Arabisë Saudite në Kupën e Botës, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje.


 
 
 

Comentários


Më të ndjekurat
Të Rejat
bottom of page