Xavi: Reali po fiton me ndihmën e gjyqtarëve dhe me fat.
- FC Bacelona Albania.
- Jun 1, 2018
- 1 min read

Legjenda e Barcelonës, Xavi, goditi gjigantët e La Ligës, ish-skuadrën e tij duke i akuzuar për rënie në gjumë në mes të dominimit evropian të Real Madridit, të cilët sipas tij po fitojnë trofe me anë të fatit dhe ndihmës nga gjyqtarët.
“Real Madrid kishte çdo gjë në anën e tyre. Lojtarët e dëmtuar si ylli i PSG-së, Neymar, ata të Bayern Munich, Robben e Boateng dhe gjyqtarët”.
“Lojtari më i rëndësishëm i Liverpoolit u lëndua, portierët e Bayernit Manuel Neuer u lëndua dhe gabimet në gjysmëfinale të Sven Ulreich dhe Loris Karius”. “Duket si një magji, por çështja është se Barcelona ka rënë në gjumë dhe duket se Barça po fiton tituj, por të tjerët po fitojnë Ligën e Kampionëve”, përfundoi spanjolli.
Comments