top of page

Casillas: Messi ma ka nxirë jetën

  • Writer: FC Bacelona Albania.
    FC Bacelona Albania.
  • May 31, 2018
  • 1 min read

Lionel Messi, egjeli i Iker Casillas…

Këtë e ka pranuar vet legjenda e Real Madridit, që sot mbron portën e klubit portugez, Porto.

Casillas, pa hezituar fare – ka treguar se ka vuajtur gjithmonë dhe madje shumë kundër Messit, ndërsa ka fjalë të mira edhe për Ronaldon. Ai i konsideron dytë si më të mirët në botë.

Ndërkohë në pyetjet e bëra nga gazetari drejt Iker Casillas, spanjolli pati dy përgjigje të thjeshta dhe të qarta.

Sulmuesi më i mirë me të cilin je përballë? “Më i miri është Messi. Më ka bërë të vuaj shumë herë” - tha Casillas.

Sulmuesi më i mirë në ekipin tuaj? “Është Cristiano. Ai vetëm sa vjen e përmirësohet. Është e çmendur se si arrin ta menaxhojë këtë” - përfundoi Casillas.

Na ndiqni në facebook për lajmet më të fundit rreth Barcelonës

Comentários


Më të ndjekurat
Të Rejat
bottom of page