top of page

Dybala: E pabesueshme të luash me Messin

  • Writer: FC Bacelona Albania.
    FC Bacelona Albania.
  • May 30, 2018
  • 1 min read

Paulo Dybala ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe se vetëm trajnimi me të te Argjentina është diçka ‘e pabesueshme’.

Ishte raportuar më parë se Dybala dhe Messi nuk kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, por sulmuesi i Juventusit e bëri të qartë se do të bënte gjithçka që mund për të ndihmuar superyllin e Barcelonës në ndjekjen e lavdisë së Argjentinës.

“Trajnimi me Messin dhe mundësia për ta parë atë çdo ditë është e pabesueshme sepse mësoni shumë nga cilësia që ai ka”, ka thënë fillimisht Dybala për Cadena 3.

“Të gjithë duam të kurorëzohemi me titullin kampionët e botës”.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur atë”.

“Kemi dëshirë të madhe për të ndihmuar Leon të arrijë diçka që do të ishte e mrekullueshme për të gjithë”.

“Do të përpiqemi ta ndihmojmë kudo që të jemi në fushë”.

“Duke pasur lojtarin më të mirë në historinë e futbollit në skuadrën tonë, ëndrra është shumë e madhe. Është ëndrra e të gjithëve për t’u kurorëzuar kampionët e botës”, përfundoi ylli i Juventusit.


 
 
 

Comments


Më të ndjekurat
Të Rejat
bottom of page