Barcelona i uron fat Iniestas në aventurën e re te Vissel Kobe
- FC Bacelona Albania.
- May 26, 2018
- 1 min read

Klubi i madh spanjoll, Barcelona e ka uruar legjendën e tyre, Andres Iniestas pas prezantimit te skuadra e re.
Iniesta u prezantuar gjatë ditës së sotme (e enjte) tek skuadra e re e tij, japonezët e Vissel Kobe.
Transferimi në Japoni ishte befasues për shumëkënd, pasi ylli spanjoll kishte oferta edhe nga Evropa.
Megjithatë, për Iniestan nuk ishte befasi, pasi tha se projekti i skuadrës japoneze ishte shumë interesantë dhe pret një sfidë të re në karrierën e tij.
Pas prezantimit te Vissel Kobe, Barcelona është përkujdesur ta uroj spanjollin për aventurën e re.
“Iniesta, paq fat në aventurën tuaj të re në Japoni me Vissel Kobe”.
“Ne jemi të sigurt që tifozët do të kënaqen me magjinë tuaj”
“Ne do të ndjekim juve”, ka shkruar Barcelona në profilin e tyre në Twitter.
Comments