top of page

Barcelona i vë prioritet vetes rinovimin e Umtitit

  • Writer: FC Bacelona Albania.
    FC Bacelona Albania.
  • Feb 2, 2018
  • 1 min read

Barcelona i ka vënë prioritet vetes rinovimin e kontratës së mbrojtësit Samuel Umtiti dhe shumëfishimit të klauzolën së lirimit prej 60 milionë euro që është aktualisht.

Umtiti po zhvillon ndeshje të mëdha me fanellën e gjigantëve katalunas dhe është kthyer në një pikë referuese për formacionin e Ernesto Valverdes.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij duke parë edhe klauzolën e vogël të largimit prej 60 milionë eurosh.

Marrëveshja aktuale e mbrojtësit francez shkon deri në qershor të vitit 2021, por klauzola e lirimit konsiderohet të jetë jashtëzakonisht e ulët në lidhje me rëndësinë e tij ndaj klubit.

Manchester City njoftohet se u përpoq të fillonte një ofertë për 24-vjeçarin francez, por Diario Sport raporton se gjigantët katalanas tani do të punojnë drejt një rinovimi.

I transferuari nga Lyoni në verën e vitit 2016 ka bindur padyshim drejtuesit dhe ata thonë se dëshirojnë të zgjasin marrëveshjen e tij me dy vjet të tjera.

Përveç kësaj, drejtuesit katalunas duan edhe të rrisin klauzolën e tij në plot 200 milionë euro.

Ndryshe, Umtiti ka filluar të cilësohet edhe si idhull i ri i tifozëve nga Camp Nou.


 
 
 

Comments


Më të ndjekurat
Të Rejat
bottom of page